Gjatë 24 orëve janë ngritur 34 aktakuza ndaj 43 personave

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza, kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme