Gjilan: U raportua si e zhdukur, e mitura po bashkëjetonte me një 34-vjeçar

Prishtinë | 07 Gus 2022 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Para 20 ditësh familjarët e një të miture në Gjilan, kishin raportuar në polici se kjo e fundit ishte zhdukur, ndërkaq të shtunën e mitura i tha policisë se gjatë asaj periudhe ishte duke bashkëjetuar me një 34-vjecar.

Sipas policisë, e mitura ka raportuar se gjatë bashkëjetesës ishte keqtrajtuar nga 34-vjeçari.

Ende nuk ka ndonjë të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme