Gjobitet Oda e Avokatëve të Kosovës për Mohim të Qasjes në Dokumente

Prishtinë | 04 Mar 2022 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka shqiptuar gjobë ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), për mos zbatim të vendimit të AIP-së, i cili ka obliguar këtë institucion të ofrojë qasje në dokumente publike, sipas kërkesës së palës, në pajtim me dispozitat e Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike.

Vlen të theksohet se ky është vendimi  i parë për shqiptimin e gjobës, ndaj një institucioni, për arsye të mos zbatimit të vendimeve të Agjencisë për Informim dhe Privatësi lidhur me zbatimin e Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike.

Të ngjashme