Grabitet një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Policia njofton për grabitjen e një institucioni mikrofinanciar në Prishtinë.

Viktima femër ka njoftuar policinë se derisa kishte qenë në vendin e punës në institucionin mikrofinanciar aty kishte shkuar një person me maskë antiCovid në fytyrë, pa e ekspozuar ndonjë armë dhe i ka marrë paratë.

Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar, policia po merret me rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 12.04.2021 – 12:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në institucionin mikrofinanciar aty kishte shkuar një person me maskë anti Covid në fytyrë pa e ekspozuar ndonjë armë dhe i ka marr para. Viktima nga frika të dyshuarit ja kishte dhënë parat dhe më pas i dyshuari ishte larguar këmbë nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme