Grabitet një pikë karburanti në Lipjan

Prishtinë | 12 Dhj 2020 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Një pikë karburanti në fshatin Banullë të Lipjanit është grabitur mbrëmë afër orës 21:00.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, punëtori i kësaj pike, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur 600 euro.

“Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikave i kanë grabitur para të gatshme 600 euro dhe janë larguar nga vendi  ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas viktimës nuk është i lënduar”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme