Gratë vazhdojnë të mos jenë të përfshira në vendimmarrje

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 11:40 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia për Barazi Gjinore ka prezantuar raportin e vlerësimit të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore për vitin 2008/2013.

Nga ky raport ka dalë se gratë vazhdojnë të mos jenë dominuese në institucionet vendimmarrëse, përfshirë të gjitha institucionet e vendit si ato legjislative, por edhe në administratë, arsim, siguri dhe shëndetësi, raporton Ekonomia Online.

I pari i ekzekutivit, Isa Mustafa, ka uruar Festën e 8 Marsit ku ka thënë se ky takim është i rëndësishëm pasi që sot po bëhet 116 vjetori i marshimit të grave. Ai tha se gratë kosovare ka ndihmuar shtetndërtimit dhe institucionet e shtetit.

“Gratë kanë bërë punë të mëdha gjatë luftës dhe pas saj. Sot kam nderin dhe privilegjin që të ndaj me ju sfidat me të cilat jemi përballur deri më tani edhe në vendosjen e barazisë gjinore ku është dëshmuar se ky proces kërkon kohë dhe investime në mënyrë që të arrijmë rezultate”, ka thënë Mustafa

Ai ka cekur që ajo qe ka shënuar sukses është regjistrimi pronave dhe ndarja e pasurisë për bashkëshortët ku ka thënë se ndarja e pasurisë për bashkëshortët duhet të jetë i barabartë.

“Kemi shënuar progres në ndarjen e pasurisë së bashkëshortëve. Ndarja e pronës ku secili merr atë që i takon në Kosovë kohëve të fundit ka shënuar rritje. Regjistrimi i pronave vazhdon të ketë rritje dhe është njëra nga pikat të cilat ka interes të madh për shoqërinë tonë”, ka thënë kryeministri Mustafa gjatë fjalimit të tij.

Ai ka përmendur edhe parandalimin e dhunës ndaj gruas për të cilën ka thënë se Kosovës I duhet edhe shumë punë për tu bërë.

Ambasadori i qeverise Suedeze në Kosovë, Henrik Nilsson tha se 8 Marsi është ditë e rëndësishme për mbarë botën, sepse barazia gjinore është një qëllim fundamental për realizimin e të drejtave të grave dhe parakusht për siguri dhe paqe në botë.

“Ne kemi kënaqësinë që punojmë me qeverinë e Kosovës në shumë procese, por edhe në rrugën drejtë barazisë gjinore. Dëshirojmë të kemi një numër më të madh të grave në vendimmarrje. Të drejtat njerëzore janë të drejtat e grave gjithashtu dhe kjo nënkupton që duhet të bëjmë më shumë për të respektuar gratë. Dhe për të qenë më skeptik rreth kësaj duhet të shohim se a ka pjesëmarrje në vendimmarrjet ekonomike, politike dhe sa përfaqësohen gratë aty”, ka thënë Nilsson teksa ka pohuar se Suedia është feministe në raport me gratë.

Të dalat nga raporti dhe programi i Kosovës për barazi gjinore për vitin 2008-2013, e të cilat u prezantuan nga Ardiana Gashi nga Konzerciumi NIRSA/SIDA theksojnë se pavarësisht shkallës së zvogëlimit të analfabetizmit dhe ofrimit të bursave që MAShT-i dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë dhënë grave dhe vajzave sfidë vazhdon të jetë mospjesëmarrja në vendimmarrje si në institucionet publike, po ashtu edhe në ato private, duke mos përjashtuar asnjë sektor të veçantë të punës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme