Greva në aeroport nuk do të ndikojë në asnjë fluturim

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit “Adem Jashari” do të hynë në grevë tre ditore – nga 19 deri më 21 gusht.

Greva vjen pasi siç thonë ata kërkesat e tyre nuk janë zgjidhur, njofton Klan Kosova.

Në ditën e parë grevën do ta fillojnë nga ora 08:00 deri në ora 09:00, ditën e dytë do të grevojnë për një orë më shumë deri në 10, ndërsa në të tretën gjatë gjithë ditës.

Pavarësisht kësaj, nuk do të ketë vonesa ose shtyrje të fluturimeve.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se përkundër grevës së paralajmëruar nga sindikalistët e Aeroportit, të gjitha fluturimet e planifikuara në datat 19, 20 dhe 21 gusht do të realizohen në kohë.

Të ngjashme