Guvernatori Mehmeti fton në takim organizatorët e protestës

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 13:08 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar: Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti i ka ftuar në takim organizatorët e protestës kundër vendimit për rritjen e çmimit të sigurimit për vetura, raporton Ekonomia Online.

Protestohet kundër rritjes së çmimit për sigurim të veturave

Nën organizimin e “Merakli t’kerreve” ka nisur protesta kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen e çmimit për sigurim të veturave, raporton EkonomiaOnline.

Protestuesit po mbajnë në duar pankarta si, “BQK mendo për neve”, “Duan lirim e jo shtrenjtim”, “BQK mos na tradhto”, etj.

Protesta po mbahet para objektit të BQK-së, e cila po monitorohet nga forca të shtuara të Policisë së Kosovës.

Një ndër organizatorët e kësaj proteste, Agan Hajdarhoxha, tha se BQK-ja duhet ta kthejë menjëherë vendimin mbrapsht.

Ai tha se kompanitë e sigurimeve po i akuzojnë se po tentojnë t’i largojnë investitorët e huaj.

“Ne nuk po kërkojmë që të lirohet por të kthehet vendimi i vjetër. Kërkojmë nga BQK-ja të merr menjëherë masa dhe ta kthejë. Të regjistrohet një veturë duhet 300 euro ndërsa rroga te na është shumë e ulët. Dje zëvendës Guvernatori tha që pagesa mesatare ka ngritje prej 30%. Një nga arsyetimet e Shoqatës së Sigurimeve ka qenë se mbi 100 mijë vetura kane qenë pa regjistruar atëherë lë ta bëjnë një vendim edhe për atë qysh e kanë bë për shtrenjtim”, tha ai.

“Kompanitë e sigurimeve na ka akuzuar neve se po tentojmë t’i largojmë investitorët e huaj, protesta jonë nuk është politike dhe është vetën në interesin e qytetarëve tanë. Ne e paguajmë sigurimin me të shtrenjtë në rajon dhe askush nuk na njeh përveç Shqipërisë. Ne kërkojmë nga BQK-ja të kthejë mbrapsht vendimin”.

“Ne sot publikisht po kërkojmë që BQK-ja ta kuptoj kërkesën tonë dhe kthimin e vendimit të vjetër dhe të pajtoheni me çmimin që e kemi paguat deri me datën 15 nëntor. Protesta do të jetë 1 orëshe dhe kërkesat tona janë të qarta që të kthehet vendimi i cili ka qenë. Ne do të protestojmë çdo jave qoftë nevoja çdo vikend”.

Ekspert i komunikacionit, Bekim Ahmeti, tha se do të vazhdojnë me protesta deri në tërheqjen e këtij vendimi.

“Ju lutem të jemi sa ma masiv në protesta dhe BQK-ja mos të keqpërdor paranë publik. Edhe nafta është shumë e shtrenjtë në Kosovë dhe kemi rritje të shumë gjërave. Bëjmë thirrje dhe mos ta lejojmë këtë rritje dhe ta kthejmë në gjendje fillestare dhe të jemi sa më të bashkuar. Protesta do të realizohet prej ditës në ditë nëse është nevoja do t’i lëmë automjetet në vend. Zhvatësit nuk po e lajnë me i qel sytë këtë popull”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme