Hapet ekspozita “Qytetet shqiptare në fotografi të vjetra 1863-1916”

Prishtinë | 16 Shk 2019 | 17:49 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Muzeun Kombëtar të Prishtinës, është hapur ekspozita “Qytetet shqiptare në fotografi të vjetra”, e cila po mbahet për nderë të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Këto fotografi janë hulumtim i profesorit, Eqrem Zenelaj, i cili ka sjellë punën e tij na qyteti i Vienës, në arkivën e Kosovës, fotografi këto të cilat tashmë do vazhdojnë të jenë pjesë e Muzeut Kombëtar të Prishtinës.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të arkivave, Ramë Manaj, tha se përmes këtyre fotografive paraqiten qytetet e vjetra shqipe.

“Për nder të 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kemi pasë bashkëpunim me profesorin Eqrem Zenelaj, për qytetet e vjetra shqiptare, që dikur është thënë se fotografia flet më shumë se fjalët.

…besojmë se nuk do të jetë ngjarja e fundit me profesorin Zenelaj, ne si arkiv është nderë për të bashkëpunuar ”, tha Manaj.

Profesori Eqrem Zenelaj, tha se kjo ekspozitë është shfaqja e kohës në fotografi, ekspozitë kjo e cila tash e tutje është pjesë e Muzeut të Kosovës.

“Kjo ekspozitë flet shumë, poashtu edhe shfaqja e kohës në fotografi, kjo ekspozitë i dhurohet në mënyrë solemne arkivave të Kosovës”.

Ekspozita “Qytetet shqiptare në fotografi të vjetra”, e profesorit Eqrem Zenelaj, do qëndrojë e hapur deri më datën 19 shkurt.

Të ngjashme