Haradinaj bëri homazhe dhe vizitoi familjen e ish-presidentit Rugova

Prishtinë | 02 Dhj 2017 | 10:41 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varrit i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së 73-të. Më pas, ai vizitoi dhe familjen Rugova.

Kryeministri Haradinaj para medieve të pranishme tha se sot në ditëlindjen e Presidentit Rugova, nderojmë jetën dhe veprën e vlefshme që ka bërë për Kosovën.

“Sot nderojmë te varri i Presidentit Rugova, e nderojmë në ditëlindjen e Presidentit Rugova. Jeta dhe vepra e tij ka qenë çdo herë lajm i mirë për Kosovën, pra një punë e vlefshme historike dhe sot në ditëlindje i themi faleminderit”, tha kryeministri Haradinaj.

Pas homazheve kryeministri Haradinaj vizitoi familjen e ish-Presidentit Rugova, ku u prit nga bashkëshortja e Presidentit, Fana, djemtë, vajza dhe familjarët e Presidentit Rugova.

Familjarët e Presidentit Rugova e falënderuan kryeministrin Haradinaj për vizitën dhe kujdesin e vazhdueshëm, duke thënë se bashkëpunimi i tij me Presidentin ka qenë çdo herë i mirëpritur në të mirë të vendit.

“Presidenti Rugova ka qenë lajm i mirë për Kosovën dhe ju, e ne jemi me fat që e patëm. Ishte Presidenti i parë, historik i Kosovës dhe ai do t’i mbijetojë shekujt.
Faleminderit President Rugova!”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Të ngjashme