Haradinaj: Janë ndarë 34 milionë euro për ndërrimin e filtrave të TC Kosova B

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 19:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit është përkujdesur ndaj mjedisit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj deklaroi se Qeveria ka krijuar një task forcë ndërministrore për veprime konkrete kundër ndotjes së ajrit.

Ky është statusi i plot i Haradinajt:

Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit e vendosi përkujdesjen ndaj mjedisit si njërën nga prioritetet e saj.
Sot, në Ditën Botërore të Mjedisit që na kujton rritjen tonë të vetëdijësmit dhe ruajtjes së Ambientit, Kosova është futur në linjë me vendet botërore që janë model në ruajtjen e hapësirës ku jetojnë.
-Qeveria e Kosovës ka krijuar task forcën ndërministrore për veprimet konkrete kundër ndotjes së ajrit prej së cilës rodhën vendime të rëndësishme.
-Janë ndarë 34 milionë euro për ndërrimin e filtrave të TC Kosova B.
– Ka bërë rritjen e kapaciteteve në sistemin e ko-gjenerimit dhe hapjen e dyerve për projekte me energji të ripërtëritshme që do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e ajrit.
-Qeveria krijoi task forcën për pastrimin e Kosovës.
Por, vetëm bashkërisht mund ta përmirësojmë jetesën në vendin tonë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme