Haradinaj kujton Agim Ramadanin në përvjetorin e rënies

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në Facebook, ka kujtuar Komandantin Agim Ramadani, në përvjetorin e rënies së tij.

Haradinaj e ka cilësuar Komandant “Katanën” si njërin nga komandantët më të shquar të UÇK-së.

Ai ka thënë se Ramadani i shërbeu Kosovës me krejt kapacitetin e tij intelektual dhe patriotik.

Ky është postimi i plotë:

Më 9 prill të vitit 1999, nën udhëheqjen e Agim Ramadanit, gjatë Betejës së lavdishme të Koshares, thyhet kufiri ndërshqiptar. Vetëm dy ditë më pas, më 11 prill 1999, Komandant “Katana” bie heroikisht në Altarin e Lirisë. Sot, në 21 vjetorin e rënies, e kujtojmë njërin prej komandantëve më të shquar të UÇK-së. Kujtojmë luftëtarin, artistin e shkrimtarin, i cili Kosovës i shërbeu me krejt kapacitetin e tij intelektual dhe patriotik. Lavdi e përjetshme Agim Ramadanit dhe të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës!

Më 9 prill të vitit 1999, nën udhëheqjen e Agim Ramadanit, gjatë Betejës së lavdishme të Koshares, thyhet kufiri…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Samstag, 11. April 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme