Haradinaj: Mburrja për ushtrinë e kërkesa për liberalizim nuk shkojnë bashkë me bërllokun

Gjakovë | 27 Tet 2018 | 12:44 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se institucionet dhe qytetarët nuk duhet të mburren me formimin e ushtrisë e as nuk duhet të kërkojnë liberalizimin e vizave kur hidhet bërllok kudo, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj nga Gjakova, gjatë aksionit të pastrimit në njërën prej deponive më të mëdha në këtë komunë në lagjen “Carrapatok”, shtoi se dënimet do të jenë reale dhe ftoi qytetarët që të denoncojnë hedhjen e bërllokut.

“Ndëshkimet dhe dënimet kanë me qenë reale nuk ka me u lejuar me vazhduar se kemi ardhur deri këtu. Tash ne po mburremi me do tema të tjera mburremi se po bëjmë ushtri mburremi se po hyjmë në Interpol, e lypi liberalizimin e vizave a në fakt shikoni si e hedhim bërllokun”.

“Kam qenë në Mal të Zi më ka lënë përshtypje gjithkund nuk e kam pa asnjë letër edhe ne duam të hyjmë në garë për një Kosovë të pastër. Duam të pastrojmë këtë që e kemi hedh që 20 vjet edhe e dyta nuk do ta hedhim më. Ju siguroj që kemi hyrë në periudhën më kritike”.

“Jemi në proces me ecë në këtë drejtim do të kërkojmë edhe qytetarët me denoncua. Kanë me qenë reale nuk ka me u lejuar me vazhduar si kemi ardhur deri këtu”.

Ndërsa Luan Hasanaj nga Let’s Do It Kosova, bëri të ditur se deri më tani janë larguar gjysma e deponive më të mëdha në Kosovë.

“Janë largu 320 deponi ilegale 150 mijë qytetarë anë marrë pjesë. Gjysma e deponive të mëdha vetëm janë largu dhe me këtë dinamik po vazhdojnë të në gjitha komunat. Gjakova është model që do të duhej të merrej edhe prej komunave tjera”, tha ai, raporton EO.

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, ka filluar një muaj më parë dhe është duke u zhvilluar në të gjitha komunat e Kosovës dhe zgjatë deri në muajin dhjetor.

 

 

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/haradinaj-ne-gjakove-ska-perkeqesim-te-koalicionit-qeverises/

Të ngjashme