Haradinaj në librin e zisë: Demaçi, gjithë jetën për atdhe

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 13:11 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë komemorative dhe bëri homazhe pranë arkivolit të trupit të pajetë, si dhe u shënua në librin e zisë, pas ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçi, e cila u organizua në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

 Pas homazheve, kryeministri Haradinaj, në librin e zisë shkroi “Gjithë jetën për atdhe. Lavdi heroi ynë, Baca Adem”.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin, përveç përfaqësuesve më të lartë të shtetit të Kosovës, edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, ambasadorë të akredituar në Kosovë dhe personalitete të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme