Haradinaj përgëzon ekipin negociator të Kosovës për “paraqitjen e shkëlqyer në Bruksel”

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar krerët e ekipit negociator të Kosovës, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, pas vizitës që patën në Bruksel, ku u takuan me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se ishte takim informues për rrjedhën e vizitës në Bruksel.

“Takim informues nga bashkëkryesuesit e Delegacionit Shtetëror për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, për rrjedhën e vizitës në Bruksel. Delegacionin Shtetëror i përgëzova për paraqitjen e shkëlqyer të qëndrimeve të Kosovës përballë zyrtarëve të BE-së për dialogun me Serbinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj ka thënë se “Arritja e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse me shtetin fqinj, që do të thotë njohje reciproke ndërmjet dy shteteve, i siguron Kosovës ulësen në OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare”, teksa ka shtuar se “Kosova, e përkushtuar për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet, është e vendosur për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme