Haradinaj pret emigrantë të Kosovës që jetojnë në Zvicër

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 14:37 | Nga

Me dhjetëra emigrantë kosovarë që jetojnë në Zvicër kanë zhvilluar sot një takim në ambientet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ku janë pritur nga lideri i këtij subjekti Ramush Haradinaj
Haradinaj i informoi mysafiret nga Zvicra të cilët njëkohësisht janë edhe anëtarë të AAK për aktualitetin politik në Kosovë.

“Qytetaret e Kosovës që jetojnë në Zvicër, anëtarë të AAK-së, janë shprehur të gatshëm që të ndihmojnë, jo vetëm në proceset politike në vend, por edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe në perspektiven evropiane të saj.” thuhet në komunikatën për media.

Gjithashtu Haradinaj i uroi ata për ditën kombëtare të Zvicrës. Kjo vizitë pason pas vizitës që kohë më parë u kishte bërë atyre një delegacion i AAK-së, i udhëhequr nga Kryetari i AAK Ramush Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme