Haradinaj: Qeveria do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 18:33 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar një letër falënderimi nga Instituri Demokratik Kombëtar në Kosovë, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në Javën e Gruas 2019.

Numri një i ekzekutivit të vendit është shprehur i nderuar me pranimin e kësaj letre, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e rolit të gruas.

“Qeveria e vendit do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Ne kemi ndërmarrë hapa konkret në përmirësimin e infrastrukturës ligjore në këtë fushë dhe tash bashkë, do të punojmë në implementimin e këtyre hapave edhe në praktik”, ka shkruar Haradinaj në facebook .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme