Haradinaj-Stublla filloi vizitën zyrtare në Turqi me vendosjen e një kurore lulesh te Mauzoleu i Presidentit Ataturk

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, paraditën e sotme e filloi vizitën zyrtare në Ankara, me vendosjen e një kurore lulesh tek Mauzoleu i Presidentit të parë të Turqisë Mustafa Kemal Ataturk, në Anitkabir.

Në shënimin protokollar në Librin e Kujtimeve, shefja e diplomacisë kosovare shprehu respektin e thellë për trashëgiminë shtetërore dhe vizionin largpamës të Presidentit Ataturk, që edhe sot frymëzon marrëdhënie të afërta midis Kosovës dhe Turqisë.

Vizita zyrtare e Kryediplomates Haradinaj-Stublla në Ankara, me ftesë të
homologut të saj, Mevlüt Çavuşoğlu, rikonfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy popujve, si dhe synon thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral Kosovë – Turqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme