Haradinaj-Stublla uron popullin e Haitit me rastin e 217 vjetorit të Pavarësisë

Prishtinë | 01 Jan 2021 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të popullit dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, ka uruar shtetin dhe popullin e Republikës së Haitit me rastin e 217 vjetorit të Pavarësisë.

Ministrja Haradinaj-Stublla u shpreh me këtë rast: “Marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Haitit – edhe pse gjeografikisht janë të largëta – bazohen në parime të pandryshueshme të besimit dhe mirëkuptimit, dhe unë besoj fort se miqësia që ndajmë, do të vazhdojë të forcohet dhe zhvillohet mes popujve tanë në vitet e ardhshme.”

Republika e Haitit e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 10 Shkurt 2012.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme