Haradinaj uron 16 qershorin, Ditën e Çlirimit të Pejës, Deçanit e Malishevës

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar një shënim në Facebook sot, për të uruar Pejën, Deçanin e Malishevën për Ditën e Çlirimit.

Haradinaj ka shkruar se lufta e UÇK-së i dha fund një epoke të errët që shkaktoi shumë tragjedi e vuajtje. Ai ka kujtuar luftëtarët e brigadave që kanë luftuar në këto anë, duke thënë se një pjesë të tyre i kishte njohur që nga fillet e rezistencës së armatosur.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dha fund një epoke të errët që shkaktoi shumë tragjedi e vuajtje. Peja, Deçani e Malisheva sot shënojnë Ditën e Çlirimit duke kujtuar guximin dhe sakrificën e luftëtarëve të lirisë, brigadave 131 “Jusuf Gërvalla”, 133 “Adrian Krasniqi”, 135 “Agim Zeneli”, 136 “Rugova”, 121 “Kumanova” e 122 “Imer Krasniqi”. Një pjesë të tyre, i njoha që nga fillet e rezistencës së armatosur, e u ndanë nga ne duke fituar përjetësinë”, ka shkruar ai.

Kryetari Haradinaj ka falënderuar miqtë e Kosovës, SHBA-në e NATO-n, për pozicionimin e tyre në favor të popullit të Kosovës në vitin 1999.

“Falënderues edhe për miqtë e ditëve të rënda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Aleancën Veriatlantike, që u pozicionuan dhe u bënë aleatë me një popull që kanosej nga shfarosja”, ka shkruar ai. “Pejë, Deçan e Malishevë, urime Dita e Çlirimit!”, ka shkruar në fund Haradinaj.  

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i dha fund një epoke të errët që shkaktoi shumë tragjedi e vuajtje. Peja, Deçani…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Montag, 15. Juni 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme