Haradinaj viziton Sadije Sadikun, të plagosur në luftë

Prishtinë | 25 Kor 2022 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj ka zhvilluar sot një vizitë në Mitrovicë ku ka takuar kreun e kësaj komune, struktura të partisë, aktivistë e qytetarë të shumtë.

Haradinaj ka ndarë një pjesë të kohës ia ka kushtuar familjes Sadiku ku ka takuar Sadijen e cila ishte plagosur nga granata në vitin 1999 ku si pasojë ka mbetur në karrocë.

“Sadije Sadiku nga Zhabari i Mitrovicës përfaqëson fatin jetësor të një gjenerate e cila u sakrifikua për liri. E takova sot me plot jetë e energji, edhe pse plagët e marra nga barbarët njëzetetre vjet më parë, janë ende të freskëta”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sadije Sadiku nga Zhabari i Mitrovicës përfaqëson fatin jetësor të një gjenerate e cila u sakrifikua për liri. E takova sot me plot jetë e energji, edhe pse plagët e marra nga barbarët njëzetetre vjet më parë, janë ende të freskëta. Sadijes mbase iu kufizua lëvizja, por jo edhe vullneti për jetë e as krenaria për Atdheun e lirë.

Familjen Sadiku e falënderova për mikpritjen e ngrohtë, e Sadijes i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut e sakrificë në rrugën e vështirë drejt lirisë.

Të ngjashme