Hasani i pakënaqur me shfuqizimin e vendimit për kyçjet në autostradë: Vitia po diskriminohet

Prishtinë | 06 Mar 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Ish- ministri i Tregtisë, Bajram Hasani ka thënë se shfuqizimi i vendimit për ndërtimin e kyçjeve të Vitisë në autostradën “Arbën Xhaferi” është i padrejtë.  Hasani i cili gjatë kohës, sa ishte ministër pati propozuar këtë kyçje ka thënë se shfuqizimin e tij Vitia po diskriminohet. Sipas tij,  ky vendim e dëmton ekonominë e kësaj komune.

“Vitia po diskriminohet. Vendimi që Vitia të mos ketë kyçje në Autostradën “Arbën Xhaferi’ është i padrejtë. Pa dashur të komentojë procedurat e tenderimit, sepse nuk kanë qenë çështje e imja, unë personalisht pata kërkuar kyçjen e Vitisë në këtë autostradë. Ky vendim është i dëmshëm për banorët e Vitisë dhe ekonominë e kësaj komune.”, ka shkruar Hasani në Facebook.

Vitia po diskriminohet. Vendimi që Vitia të mos ketë kyçje në Autostradën "Arbën Xhaferi' është i padrejtë.Pa dashur…

Gepostet von Bajram Hasani am Freitag, 6. März 2020

Të ngjashme