Haziri: Ish-presidenti Rugova po i mungon shumë politikës në Kosovë

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 11:24 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 13 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryetarë të degëve dhe struktura të kësaj partie kanë bërë homazhe pranë varrit të tij, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri u shpreh se edhe ky vit shfaqë mungesën e madhe të Rugovës në politikën e vendit dhe jo vetëm.

“13 vjetori shënon edhe këtë vit mungesën aq të madhe në politikë jo vetëm në vendin tonë por në përgjithësi. Besojmë shumë në kulturën dhe ideologjinë që e la trashëgim më të madhin ne do të vazhdojmë të ndërtojmë identitet ndërtojmë bashkërenditje urtësi”, u shpreh Haziri.

Ai shtoi se Rugova veproi për të ruajtur shtetin dhe për të bërë paqe në Ballkan.

“Prej zgjedhjes së protestave, largmi dhe dominimi  i arrogancës politike, që është bërë veti, ruajta e shtetit paqe dhe formim. Kjo ka qenë formula e një njeriu i cili formoi, veproi dhe shkaktoi ndryshe Ballkanin Perëndimorë dhe Ballkanin në përgjithësi”, shtoi Haziri.

Ish presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006.

Në përvjetorin e 13-të të vdekjes së tij janë bërë homazhe edhe nga krerë institucional të vendit në Velani dhe tek familja Rugova.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e kishte dekoruar Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme