Hoti e dënon sulmin fizik ndaj mjekëve në spitalin e Prizrenit

Prishtinë | 20 Dhj 2020 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj rastit ku familjarët e pacientëve kanë sulmuar fizikisht infermierët në Spitalin e Prizrenit.

Hoti ka shkruar në Facebook se ky është një gjest i shëmtuar ndaj atyre që punojnë për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

“Ngjarja e mbrëmshme në Urgjencën e Spitalit të Prizrenit, ku familjarët kanë sulmuar fizikisht infermierët në detyrë është gjest i shëmtuar ndaj atyre që punojnë për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve, përfshirë edhe të atyre që i kanë sulmuar”, ka shkruar Hoti.

Hoti thotë se mjekët gjatë këtyre muajve kun po përballemi me pandeminë kanë dëshmuar përkushtim dhe duhet të vlerësohen, e jo të sulmohen.

I pari i ekzekutivit i ka ftuar organet e rendit të mbrojnë mantelbardhët dhe ta zbardhin sa më shpejtë këtë rast.

“E dënoj këtë sulm dhe çdo sjellje të pa dinjitetshme, e cila rrezikon integritetin fizik të personelit mjekësor. I ftoj organet e rendit që të vihen në mbrojtje të mantel bardhëve, ndërsa organet e drejtësisë që ta kryejnë detyrën e tyre shpejt”, ka shkruar Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme