Hoti në Ditën e të Pagjeturve kërkon angazhim nga të gjithë për zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 09:53 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës së të Pagjeturve, Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) vendosi lule te përmendorja dedikuar personave të zhdukur, para ndërtesë së Kuvendit në Prishtinë.

Avdullah Hoti në emër të GP të LDK-së tha se duhet të bëhet maksimumi për tu përmbyllur fati i të pagjeturve, raporton Ekonomia Online.

“Në emër të GP të LDK-së në nderim të gjithë atyre që ende nuk janë të kthyer të familjeve e tyre, të kanë një vend për të vendosur lule”.

“Është plagë e hapur, duhet bashkë të bëjmë maksimumin që të përmbyllet fati i të gjithë këtyre personave”, ka thënë Hoti.

Si pasojë e luftës së viteve 1998/1999 në Kosovë 6,057 persona i janë raportuar si të zhdukur. Përderisa 4,407 u identifikuan 1,650 ende mbesin të zhdukur.

 

Të ngjashme