Hoti: Platforma e vetme për dialogun është Kushtetuta e Kosovës

Prishtinë | 15 Dhj 2018 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Sot pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ku do të votohet rezoluta për dialogun me Serbinë.

Pjesë e kësaj rezolute do të jetë edhe Partia Socialdemokrate nga opozita por jo edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e Lëvizja Vetëvendosje.

Madje, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se platforma e vetme për dialogun është Kushtetura e Republikës së Kosovës.

Ai ka numëruar 3 pika përveç të cilave çdo format tjetër i dialogut është i dëmshëm për shtetin.

Ky është postimi i tij i plotë:

1. Platforme per dialogun eshte Kushtetuta e Republike se Kosoves.

2. Ekipi negociator eshte qeveria legjitime, qe perfaqeson shumicen e qytetareve.

3. Opozita e ka rolin e pakontestueshem mbikeqyres dhe korrektues te qeverise.

Cdo format tjeter i zhvillimit te dialogut eshte i demshem per shtetin e Kosoves dhe sigurisht se nuk do te kete sukses, pervec se do te bleje kohe per disa qe kane nevoje te shtyejne llogaridhenien e tyre para qytetateve ne zgjedhje te lira e demokratike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme