Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e profesor Dautit

Prishtinë | 12 Dhj 2020 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Avdullah Hoti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të veprimtarit të LDK-së, prof. dr. Esad Dauti, i cili ka ndërruar jetë sot.

“Sot u nda nga ne Profesor Esati, mik shumë i dashur për mua, profesor i respektuar i shumë gjeneratave. Ngushëllime familjes dhe miqve të tij. U prehtë në paqe”, ka shkruar ai në Facebook.

Profesor doktor Esad Dauti ishte veprimtar i hershëm dhe një ndër themeluesit e LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme