Hoxha: Përmbaruesit privatë kthejnë besimin në sistemin e drejtësisë

Prishtinë | 03 Gus 2016 | 14:11 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka ndarë certifikatat për 14 kandidatët të cilët e kanë dhënë provimin për përmbarues privatë.

Hoxha i uroi kandidatët, ndërsa i porositi se tani kanë para vetes një mision të rëndësishëm: të ulin lëndët nëpër gjykata dhe të kthejnë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

“Si Ministri e Drejtësisë do të jemi të interesuar për Përmbarues Privatë, sepse ju do ta bëni uljen e lëndëve në gjykatat tona, ndërsa qytetarëve t’iu kthehet besimi në sistemin e drejtësisë”, tha Hoxha.

Ajo porositi kandidatët e certifikuar që të veprojnë me ligjin dhe etikën profesionale.

Të ngjashme