I dehur shkakton aksident në Leposaviq, godet autobusin

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku me dëme materiale ka ndodhur në Leposaviq, ku në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një autobusë dhe një veturë tjetër.

E sipas policisë dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë qe personi që ka qenë duke e ngasur makinën, e i njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe ka humbur kontrollin e si pasojë ka goditur autobusin.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale ku i përfshirë ka qenë një automjet i udhëtarëve me drejtues mashkull kosovar. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që i dyshuari kishte drejtuar automjetin nën ndikim te alkoolit si dhe duke mos përshtatur shpejtësinë, humb kontrollin mbi automjet dhe del jashtë rruge duke u përplasur në mbrojtësin e rrugës”, thuhet në raport.

Të ngjashme