I jepet lamtumira e fundit aktorit të ndjerë Rasim Thaçi – Cima

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Është përcjellë sot (e shtunë) për në banesën e fundit aktori i humorit Rasim Thaçi, i njohur për publikun e gjerësi Cima.

Në praninë e familjarëve dhe të shumë dashamirëve, humoristit të ndjerë iu dha lamtumira e fundit në fshatin Vukoc të Komunës së Drenasit, që ishte edhe vendi i lindjes së aktorit tashmë të ndjerë.

Gjatë ditës, para Teatrit Kombëtar të Kosovës u bën homazhe në nderim të tij, ku të pranishëm u panë edhe krerët e lartë të shtetit si Kryeministri Albin Kurti, Kryeparlamentari Glauk Konjufca, Ministri i MKRS-së Hajrullah Çeku si dhe deputeti Lumir Abdixhiku, njëherësh kryetar i LDK-së.

Rasim Thaçi u nda nga jeta të premten, pasi nuk i mbijetoi dëmtimeve shëndetësore nga virusi vdekjeprurës, COVID-19.

Ai ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas një trajtimi disa javor pasi diagonistikimit me coronavirus.

Rasim Thaçi – Cima njihet për skeçet e tij shumta humoristike ndër vite, teksa për një kohë mjaft të gjatë ka pasur një karrierë edhe si futbollist i Prishtinës dhe Flamurtarit.

Të ngjashme