Infektologu Krasniqi: S’jam kontaktuar nga LDK-ja për ministër të Shëndetësisë

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 11:36 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Infektologu Valbon Krasniqi, nuk është kontaktuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) lidhur me mundësinë për të qenë ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e udhëhequr nga kjo parti.

Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online, nuk ka dashur të komentojë më shumë, pasi siç tha ai është i fokusuar në punën kundër Coronavirusit.

Me tej Krasniqi kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet.

“Për momentin nuk me ka pyetur askush dhe nuk kam kontaktuar. Nuk kam dëshirë të komentojnë gjëra të tilla në ketë situatë”.

“Jam i fokusuar në klinikë me pacientë. Kemi qenë të angazhuar me qytetarët për informim të drejtë që të parandalojmë përhapjen e virusit. Lus qytetarët qe vazhdojnë të respektojnë rekomandimet”.

Krasniqi gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, ai ishte kandidat i LDK-së për deputet.

Përveç Shëndetësisë, LDK-ja do të marrë edhe 5 ministri. Lumir Abdixhiku, Agim Veliu, Vlora Dumoshi, Lutfi Zharku e Armend Zemaj janë propozuar për ministra.

Të ngjashme