Instituti EPIK: Hapat kushtetues deri të arritja e marrëveshjes me Serbinë

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Instituti EPIK vlerëson se janë katër hapa kushtetues që duhet respektuar për të arritur deri te marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

Ky institut vlerëson se Kuvendi duhet të votojë me 8o vota ekipin negociator, platformën negociuese dhe kufizimet e mandatit negociuese.

Për të evituar çdo mundësi që territori jetë objekt i diskutimit në negociata në kuadër të kufizimeve të këtij mandati, Instituti EPIK konsideron se duhet të këtë një pikë të veçantë që asnjë institucion qendror kushtetues nuk ka të drejtë të negocioj çështje që kanë për objekt diskutimi territorin e Republikës së Kosovës.

“Pas votimit të ekipit negociator, platformës negociuese dhe kufizimit të mandatit negociues, ekipi negociator ka për obligim që të zhvillojë negociatat nën kontroll të Kuvendit, ku pas çdo raundi negociatave është i obliguar të raportoj në seancë plenare të Kuvendit. Në fund procesit negociator, marrëveshja e negociuar duhet të ratifikohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës me 80 vota të të gjithë deputetëve”.

Sipas EPIK, mungesa e legjitimitetit politik në dialogun me Serbinë përbën një kusht thelbësor për suksesin apo dështimin e dialogut: palët që dialogojnë dhe nuk kanë kohezivitet të brendshëm asnjëherë nuk mund të jenë garant të vënies në jetë të detyrimeve të marra përmes dialogut, dhe kjo pasqyrohet më së miri në rastin e demarkacionit me Malin e Zi.

Në kuadër të zhvillimeve të fundit lidhura me arritjen e marrëveshjes me Serbinë, Instituti EPIK nënvizon që duhet respektuar me përpikëri rrugën juridiko-kushtetues të procesit për të ardhur deri te një konsensusi politik, dhe jo e kundërta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme