Instituti për të Vërtetën dhe Paqen synon informimin rreth komplekseve memoriale dhe kujdesin institucional ndaj tyre

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 15:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen ka lansuar videot dhe fletëpalosjet për Kompleksin Memorial në Gradishë të Rahovecit dhe Kompleksin Memorial në Reçak të Shtimes, si pjesë e projektit “Promovimi i trashëgimisë historike dhe kulturore të fund shekullit XX – Komplekset Memoriale”, raporton Ekonomia Online.

Blerim Krasniqi, menaxher i projektit, ka thënë se slogani i sivjetshëm është “Ne nuk kemi nevojë të krijojmë një te vërtetë por vetëm ta nxjerrim atë në dritë”.

“Në këtë publikim të videove dhe fletëpalosjeve të Institutit për të Vërtetën, drejtësinë dhe Paqen për kompleksin memorial në Gradish të Rahovecit dhe kompleksin memorial në Reçak të Shtimes . Si pjesë e projektit promovimi i trashëgimisë kulturore dhe historike të fundëshekulllit XX “Komplekset Memoriale” e vila është përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës. Para se të flas për projektin do i flas disa fjalë lidhur me institutin. Instituti TJP merret me drejtësinë tranzicionale dhe është themeluar me qëllim të identifikojë dhe faktojë shkeljet masive të drejtave të njeriut gjatë periudhës në fund të shekullit XX. Të identifikojë dhe faktojë betejat e UÇK-së, të studiojë intervenimin humanitarë të NATO-së në Kosovë si dhe rolin dhe kontributin e organizatave të tjera ndërkombëtare”Ne nuk kemi nevojë ta krijojmë një të vërtetë por vetëm ta nxjerrim atë në dritë” është sllogani i Institutit TJP që nëpërmjet projekteve të ndryshme ndër të tjera të promovojmë trashëgiminë historike dhe kulturore në fund të shekullit XX”.
“…ky projekt ka zgjatur 4 muaj, janar-prill 2022, qëllimi i të cilit ka qenë promovimi dhe evokimi i vlerave të trashëgimisë kulturore të krijuara në fund të shekullit XX në Kosovë si bazë e shtet formimit për prezantimin dhe përhapjen në pajtim me konventat ndërkombëtare si vlera historike dhe kulturore, dhe si thesar i tërë popullit të Kosovës”.

“Kemi bërë identifikimin e dy komplekseve memoriale pilot në dy komuna të ndryshme për promovim. Pastaj kemi zhvilluar takime me Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memorial, kryetar të komunave dhe drejtori përkatës në dy komunat ku janë përzgjedhur komplekset memorial.

Janë përgatitur nga një analizë me rekomandime konkrete se ku duhet të intervenohet dhe komplekset memoriale të përzgjedhura të jenë më të vizitueshme. Janë përgatitur fletëpalosje për prezantimin e të dy komplekseve të përzgjedhura dhe dy video në maksimum 3 minuta për promovim. Komplekset memoriale janë hapësira të zonave me interes të veçantë të cilat në kuadër të tyre përfshinë edhe objekte të tjera të trashëgimisë kulturore”.

Instituti TJP ka përgatitur dhe publikuar edhe dy fletëpalosje për të dy komplekset veç e veç që do t’i jepen komunave për t’i shpërndarë ato falas në hyrje të atyre komplekseve.

Kurse Arbër Bardhi nga TJP tha se realizimi i videove është bërë përgjatë muajit Mars, kur dhe komunat përkatëse na kanë dhënë përkrahjen e tyre

“Realizimi i videove është përgjatë muajit Mars, kur dhe komunat përkatëse na kanë dhënë përkrahjen e tyre. Videot janë përgatitur dhe incizuar me dron dhe aparat profesional në kompleksin memorial “Masakra e Reçakut” dhe kompleksin memorial në Gradishë të Rahovecit.

Të ngjashme