Interesim i madh për t’u vaksinuar – qytetarët e konsiderojnë vaksinë të zakonshme

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 12:44 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarë të shumtë kanë pritur në radhë gjatë ditës së martë për t’u vaksinuar kundër virusit Corona në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ganimete Vokrri ka treguar se e ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid dhe se po ndihet mjaftë mirë.

Xhafer Zeneli ka treguar se e ka marrë poashtu vaksinën dhe po ndihet mirë, duke shtuar se nuk ka ndonjë simptomë.

Kurse Shemsie Novebërdaliu tha se ka aplikuar para dy javësh dhe tani e ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

“Kjo është si vaksinat e zakonshme, s’ka nevojë për frikë”, është shprehur ajo.

Siç edhe kishte paralajmëruar Qeveria gjatë ditës ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve në gjithë vendin.

Ministri i Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të vaksinohen deri në 60% e qytetarëve dhe se do të jepen 320 mijë vaksina në muaj.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme