Ish-myftiu i Kosovës mban 140 mijë euro në bankë, thotë se punon vullnetarisht për Qeverinë

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Rexhep Boja, këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se mban mbi 140 mijë euro para të gatshme në bankë, sipas deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Ish-kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ish-Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, në deklarimin e pasurisë në AKK, ka deklaruar se posedon një veturë të tipit Audi A3, të cilën e ka vlerësuar 17 mijë euro.

Por, Boja ka deklaruar se nuk merr pagë nga pozita e këshilltarit të zëvendëskryeministrit.

“Pozita e lartëcekur është pozitë vullnetare pa pagesë”, ka shkruar Boja në formularin e mbushur për Agjencinë Kundër Korrupsion.

Ndërkaq, në pjesën e të hyrave, ai ka deklaruar vetëm të hyra nga Trusti Pensional i Kursimeve në vlerë prej 291 eurove. /Insajderi.com

Të ngjashme