Sulmoi policinë, i dyshuari arrestohet dhe i konfiskohet një thikë

Prishtinë | 08 Maj 2024 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Prishtinë-Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet  se nuk ka respektuar urdhërat dhe e ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor, të cilit i ka shkaktuar lëndime.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar thikë.

“Prishtinë  07.05.2024-14:40.  I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar  motoçikletën,  është ndaluar nga policia ku gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. I njëjti duke mos  i respektuar urdhrat e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme