Ish-ushtari i UÇK-së: Daut Haradinaj u doli luftoi kundër serbëve me një revolver

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Ish-ushtari i UÇK-së, Ilir Gashi i cili ka luftuar përkrahë Shkëlzen e Daut Haradinaj, ka rrëfyer për heroizmat e tyre.

Në “Dhoma e Rrëfimit”, Gashi ka treguar për ditën kur e kishte parë Daut Haradinajn të luftonte kundër serbëve me një revolver për të cilin thotë se u përballë si një komandos i vërtetë.

“Kur mbeti pa kallashnikov kishte marrë një revolver dhe me atë armë shtiu drejt forcave serbe që luftonin nëpër shpija. Një gjest i tillë na motivoi edhe neve, me trimëri ai u soll si një mbinjeri e po ashtu edhe vëllai i tij Shkelzeni”.

Tutje, Gashi ka treguar si e ka përjetuar lajmin për vrasjen e Shkëlzen Haradinajt dhe se kush e kishte shpëtuar atë pasi ishte plagosur e kishte rënë në lumë.

Të ngjashme