Ismajli: Vërshimet shkaktuan dëme të konsiderueshme në Gjilan

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se 20 familje që jetojnë afër lumit kanë mbetur pa qasje në rrugën kryesore të Pogragjës, duke shtuar se po bëhet përpjekje maksimale për t’iu krijuar qasje nga ekipet e Komunës së Gjilanit.

Ai theksoi se në infrastrukturën publike do të fillojë sanimi nga nesër përmes operatorëve të kontraktuar, derisa konfirmoi se është formuar Komisioni për vlerësimin e dëmeve në ekonomitë familje dhe në bujqësisë, ku së shpejti do të dilet me raport preliminar.

Në njoftimin e Komunës thuhet se shtabi për menaxhimin e emergjencave të Komunës së Gjilanit, i aktivizuar nga kryetari, Lutfi Haziri, pas reshjeve të mëdha të shiut, ka mbajtur takim të përbashkët, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli.

Të ngjashme