Jahjaga: Fëmijët janë gurthemel i shoqërisë, institucionet duhet t’i kenë prioritet

Prishtinë | 01 Qer 2019 | 10:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur dita e dytë e Konferencës Ndërkombëtare dedikuar “Shëndetit, Mirëqenies dhe të Drejtave të Fëmijëve”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se duhet të bëhet më shumë për të drejtat e fëmijëve dhe institucionet ta marrin si çështje prioritare.

Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës,  tha se fëmijët janë gurthemel i një shoqërie dhe shpresa e një të ardhme të ndritur

“Fëmijët janë gurthemel i një shoqërie dhe shpresa e një të ardhme të ndritur. Janë komuniteti më i brishtë dhe më i varur ndaj të rriturve të cilët marrin shembull nga ata dhe i duan pa kushte. Është përgjegjësi e jona të mos i zhgënjejmë fëmijët dhe të bëhemi shembull që ata të mendojmë që ne të jemi aty kur ata kanë nevojë për neve”, tha ajo.

Ajo porositi që fëmijëve mos t’u bëhet barrë ajo nëpër të cilën po kalojmë sot.

“Kur them fëmijët janë e ardhmja, nënkupton se ata do të gatuajnë atë që ne kemi nisur dhe do të iniciojnë kauza të reja për të përmirësuar kualitetin e jetës në të gjitha sferat. Ajo nëpër të cilën ne kalojmë sot nuk duhet të bëhet barrë e gjeneratës së re të Kosovës”, tha ajo, raporton EO.

Jahjaga tha se është përgjegjësi primare e institucioneve që të sigurohen se të drejtat e fëmijëve të respektohen.

“Është përgjegjësi primare e institucioneve që të sigurohen se të drejtat e fëmijëve të respektohen. Ata meritojnë të drejta po aq sa edhe vetë të rriturit”, tha ajo.

Burim Behluli, President i Konferencës Ndërkombëtare dedikuar “Shëndetit, Mirëqenies dhe të Drejtave të Fëmijëve”, tha se duhet ngritur zëri dhe të bëhet më shumë për të drejtat e fëmijëve.

“Kemi një rrugë të gjatë para nesh për të siguruar se jemi në rrugën e duhur për të përmbushur qëllimet dhe për të siguruar të drejtat për secilin fëmijë.  Ne duhet të ngrisim zërin me dëshmi shkencore se cilat janë praktikat më të mira për të siguruar për secilin fëmijë me moton “Duke e mbrojtur një fëmijë, ne mbrojmë të ardhmen e shtetit tonë”, tha ai.

Dashamir Bërxulli, profesor dhe  prorektor në UP, tha se ka pak përparim dhe gjëra pozitive në çështjet prioritare që lidhen me fëmijët.

“Kam parë pak gjëra pozitive dhe pak përparim në çështjet prioritare që kanë të bëjnë me fëmijët, korniza ligjore, gjendja ekonomike, fondet në dispozicion, etj. nuk kanë ecur në ritmi e duhur dhe të kërkuar nga të gjithë ne”, tha ai.

Të ngjashme