Jasharaj: Ndërpresim grevën deri në një vendim tjetër të Këshillit Grevist

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës të Kosovës, ka njoftuar se nuk do të ketë më grevë dhe se të hënën do të vazhdojë procesi i rregullt mësimor.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë për Ekonomia Online se ky vendim vlen deri në vendimin e ardhshëm të Këshillit Grevistë.

Ai ka bërë të ditur se në nivel vendi është respektuar greva dy orëshe në rreth 95 për qind të shkollave.

Sipas tij ndërrimi i pasdites e ka respektuar më pak vendimin, teksa ka thënë se do të bisedojnë veç e veç me shkollat që nuk e kanë respektuar këtë vendim, por që nuk ka përmendur ndonjë masë për to.

Të ngjashme