Kalon edhe Projektligji për FSK-në

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 11:00 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar edhe Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Pro këtij Projektligji kanë votuar 107 deputet.

Kryesuesi i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala ka ftuar gjithë deputetët që të votojnë amendamentet e këtij Projektligji.

Janë votuar 45 amendamente të prezantuara nga Komisioni për Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Të ngjashme