Kanos nënën, arrestohet një person në Gjilan

Prishtinë | 01 Maj 2021 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Gjilan.

I njëjti kishte kanosur nënën e tij dhe për këtë është ndaluar për 48 orë.

“Gjilan, 30.04.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte kanosur nënën e tij femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme