Kërkohet të paraburgosen tre persona për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve P.S., A.V. dhe S.A., të cilët me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

“Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se, më 11 Gusht 2021, rreth orës 17:30 minuta, në Gjilan, të pandehurit e lartshënuar kanë poseduar me qëllim shpërndarje dhe shitje substanca narkotike, të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 11kg e 550 gr, e cila është sekuestruar nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë

Me këto veprime të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Ndërsa, i pandehuri S.A. dyshohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi ka mbajtur në pronësi dy pistoleta, një karikator dhe 176 fishekë, të cilat iu janë sekuestruar.

Të ngjashme