Këshilltari i Thaçit ngushëllon ministren Hajdari, thotë se ajo nuk do të duhej të instrumentalizohej çnjerëzisht

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Adil Behramaj, këshilltar politik  i presidentit Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime ministres së MEPTINIS, Rozeta Hajdari për humbjen e babait, por thotë se ajo do të duhet të gjente forcën  dhe të mos pranonte që të instrumentalizohej kaq çnjerëzisht.

“Albin Kurti, paskrupullsisht, gjithçka instrumentalizon. Njëjtë sikur që e kishte instrumentalizuar në të kaluarën fatkeqësinë e vëllezërve Dehari, që tashmë i ka harruar, njëjtë edhe sot e instrumentalizoi një vdekje. Ngushëllime ministres Hajdari për vdekjen e prindit. Por, ajo do të duhej të gjente forcë dhe të mos pranonte që të instrumentalizohej kaq çnjerëzisht”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Ai ka thënë se ky rast është shumë i ndjeshëm për tu komentuar, por e ka porositur kryeministrin në detyrë Albin Kurti se nuk lejohet që të vritet humanizmi me një qasje kaq të papërgjsgjshme.

“ Nuk është që qytetarët nuk e kuptojnë politikën e simbolikave për të ndërtuar kontraste politike, por heshtin për shkak të ndjeshmërisë. Dhe, pse e bëtë këtë? Sa për ta përçuar një mesazh kinse jeni aq të përgjegjshëm, deri në vetëmohim, saqë as fatkeqësitë familjare nuk ua ndalin punën. Edhe cila na paska qenë ajo punë e rëndësishme? Shkarkim-emërime politike, a? Kjo është për t’u turpëruar, jo për t’u krenuar. Nuk njiheni ju për ndonjë shembull vetëmohimi dhe duke i instrumentalizuar politikisht edhe vdekjet vetëm po e shpërfaqni papërgjegjësinë tuaj. Rast shumë i ndjeshëm për t’u komentuar, por humanizmi nuk duhet të vdesë në shoqërinë tonë dhe nuk ju lejojmë as juve që të vrisni atë me një qasje kaq të papërgjegjshme”, ka shkruar ai.

Të ngjashme