Kështu do të jetë moti gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Java e parë e stinës së verës do të vijojë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, por që nga mesi i javës grafiku në fushat termike do të shënojë ngritje, bashkë me presionin atmosferik, bën të ditur IHMK-ja përmes një komunikate për media.

“Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë javë së ardhshme, kryesisht të hënën dhe të martën, por me episode të shkurta dhe duke mos e përfshirë gjithë territorin”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se në sasi do të ketë më pak reshje se java që po e lëmë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

Të ngjashme