Kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka rënë dukshëm numri i pacientëve me Covid-19 që po trajtohen në mjekim intensiv mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit të datës 12 tetor 2021, 4 pacientë me Covid-19, janë duke u trajtuar në mjekim intensiv mjekësor.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekëor po marrin 114 pacientë, prej tyre 58 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme.

Klinika Infektive, 22 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 6 pacientëKlinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientëSpitali i Prizrenit, 8 pacientëSpitali i Pejës, 6 pacientëSpitali i Gjakovës, 5 pacientëSpitali i Gjilanit, 11 pacientëSpitali i Mitrovicës, 9 pacientëSpitali i Ferizajt, 12 pacientë.

Të ngjashme