KMDLNJ takon Këshillin grevist dhe drejtoreshën e shkollës “Sami Frashëri”

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, kanë takuar Këshillin Grevist të Gjimnazit “Sami Frashëri”, me ç’rast u informuan për gjendjen e krijuar në këtë shkollë.

Sipas mësimdhënësve, ata nuk e pranuan drejtoreshën e cila është përzgjedhur në mënyrë të paligjshme dhe se ata janë të vendosur të mos mbajnë mësim deri në plotësimin e kërkesës.

Njoftimi i plotë:

Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, me datë 2.11.2021 takuan Këshillin Grevistë të Gjimnazit “Sami Frashëri”, me ç’rast u informuan për gjendjen e krijuar në këtë shkollë.

Sipas mësimdhënësve, ata nuk e pranuan drejtoreshën e cila është përzgjedhur në mënyrë të paligjshme dhe se ata janë të vendosur të mos mbajnë mësim deri në plotësimin e kërkesës. Grevës i janë bashkangjitur 46 mësimdhënës ndërsa 2 të tjerë nuk janë pjesë e grevës. Mësimdhënësit pohuan se ata kanë pasur informata disa muaj më parë se e njejta do të vijë si drejtoreshë dhe pohuan se ajo ka pasur pretendime se do të “vendos rregull” në këtë shkollë.

Mësimdhënësit pohuan se që nga njoftimi publik i DKA-së së Komunës së Prishtinës për përzgjedhjen e kandidatit të suksesshëm, kanë dorëzuar një peticion me të cilin shprehin pakënaqësitë për gjithë procesin duke e përfshirë edhe procesin e intervistimit, ku sipas të njejtëve as Komisioni vlerësues nuk ka qenë i kompletuar. Që në ditën e parë të punës si drejtoreshë , stafi në shenjë pakënaqësie në momentin kur drejtoresha ka hyrë në sallën e profesorëve, kanë lëshuar sallën të gjithë. Sipas mësimdhënësve, kanë pasur edhe presion nga jashtë dhe veçanërisht nga DKA e Prishtinës për ndërprerje të grevës.

Në këtë konkurs kanë qenë kandidatë zv drejtori aktual dhe një mësimdhënës, të cilët pohuan se nuk kanë marrë pjesë në intervistim ngase kanë pasur informata se drejtoresha aktuale do të emërohet në këtë pozitë dhe se ata nuk kanë dashur të jenë pjesë e një procesi të montuar duke përfsihirë tejkalimin e afateve ligjore për zhvillimin e procedurave.
Mësimdhënësit kanë kërkuar që të kenë edhe një takim me kryetarin e Komunës, sipas të cilëve besojnë se ka qenë vendim tij për emërimin e drejtoreshës.

Të ngjashme