KMDLNJ: Vrasja e gruas shtatzënë, dështim i mekanizmave mbrojtës të shtetit

Prishtinë | 01 Dhj 2022 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë rreth orës 18:00 në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë qëështë në kuadër të QKUK-së, është ekzekutuar H. M., 35 – vjeçare nga një person që dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i saj S. H. dhe i cili ende nuk është arrestuar apo e dorëzuar në Polici. E ndjera H. M ishte vendosur në Klinikën e Gjinekologjisë ku pritej të lind së shpejti.

Vetëm pasi ndodhi krimi u mësua se e ndjera H. M ishte dhunuar fizikisht nga ish bashkëshorti sikur që ishte kërcënuar me jetë prandaj ishte vendosur në regjimin e mbrojtjes nga shteti për faktin se rasti ishte denoncuar disa herë në polici. Këto janë informata zyrtare nga Prokurori që merret me rastin sikur edhe dëshmi nga familjarët e të ndjerës H. M.

KMDLNj-ë e gjykon këtë rast si shkelje flagrante e të drejtës kryesore të njeriut,të drejtës për jetëmbi të cilën ndërtohen të gjitha të drejtat tjera.

KMDLNj-ë vlerëson se vrasja e H. M është pasojë e drejtëpërdrejtë e dështimit të mekanizmave mbrojtës të shtetit të cilat, përkundër faktit se kanë qenë të informuara për rastin në vend se të marrin masa për mbrojtje efektive të viktimës së ekzekutuar H. M janë mjaftuar me masa të përkohshme, të buta e që e kanë inkurajuar dorasin ta bëjë këtë krim në vend ta parandalojnë atë.

KMDLNj-ë kërkon dhe pret që Policia e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur të arrestojë të dyshuarin për vrasjen e H. M  dhe në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjes ta nxjerrin para organeve të drejtësisë.

KMDLNj-ë thërret të gjithë qytetarët që të informojnë Policinë e Kosovës në rast se kanë dijeni për vendndodhjen e dorasit në mënyrë që të arrestohet sa më parë.

KMDLNj-ë kundërshton fuqishëm deklaratat nxitëse dhe shpërdoruese të politikanëve që duke keqpërdorur viktimat, edhe aty duan të përfitojnë politikisht.

Politikanët nuk duhet të ndërhyjnë në punët e hetuesisë dhe drejtësisë përmes deklaratave të një folklori politik. Vetëm organet e drejtësisë kanë detyrim dhe kompetencë që pasi të përfundojnë hetimet të marrin një vendim në bazë të provave të proceduara.

KMDLNj-ë kërkon të bëhen hetimet se cilat hallka të zingjirit institucional përgjegjëse për jetën e të ndjerës H. M  kanë dështuar dhe në përputhje me këtë të merren masa konkrete në bazë të shkallës së përgjegjësisë.

KMDLNj-ë konstaton se dhuna ndaj femrave është e shprehur në të gjitha format e saj që nga kërcënimi, shantazhimi, dhuna fizike dhe vrasja.

Është një dukuri e dhunës ndaj femrave që bëhet në mënyrë të sofistikuar dhe në bashkërenditje të strukturave të organizuara kriminale me qëllim t’iu merret e drejta e kujdestarisë ndaj fëmijëve, përjashtim nga e drejta për trashëgimi, duke i vendosur femrat në institucionet tepër të mbyllura shëndetësore, kinse për çrregullime të rënda mendore ku informatat janë krejtësisht të mbyllura dhe mbahen  larg nga publiku deri në kohën kur përfundon puna.

KMDLNj-ëështë duke monitoruar një rast të tillë ku dyshohet se ka shkelje të drejtave të njeriut.

KMDLNj-ë vlerëson se po të ishte respektuar dhe mbikëqyrur Urdhëri për mbrojtje do të kishte siguri më të madhe për të ndjerën H. M.

Dhe, lëshimi më i madh është bërë për faktin se të dyshuarit nuk i ishte vendosur unaza elektronike, baza juridike për të për të cilën ekziston e që parashihet me Ligj që ishte miratuar para dy vjetëve. Zinxhiri i përgjigjesisëështë i gjatë dhe çështja nuk përmbyllet me arrestimin e të dyshuarit për vrasje.

Të ngjashme