Kocijançiq: Dialogu, i lidhur fort me të ardhmen evropiane të të dyja palëve

Prishtinë | 19 Maj 2018 | 10:21 | Nga

Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq ka vlerësuar se dialogu Kosovë – Serbi ka çuar drejt një normalizimi të raporteve mes të dyja shteteve përgjatë viteve.

“Presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, përmes ndërmjetësimit të përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini, filluan të punojnë për një normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës në formën e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore në korrik 2017. Dialogu gjatë viteve ka çuar në një normalizim të rëndësishëm të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit. Në një hap tjetër normalizimi do të duhet të sillet në një nivel gjithëpërfshirës”, ka deklaruar ajo për “Zërin”.

Zëdhënësja e Mogerinit më tej ka bërë të ditur se ndërmjetësuesja e dialogut Frederika Mogerini është takuar me dy presidentët Hashim Thaçin e Aleksandër Vuçiq, me ç’rast siç ajo është shprehur, që të dy presidentët kanë pohuar se do të punojnë drejt normalizimit të raporteve, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Përmbajtja dhe afatet kohore për marrëveshjen e detyrueshme ligjore mes dy shteteve është që të dyja palët të përcaktohen me lehtësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së Mogherini, që është takuar vazhdimisht me të dy udhëheqësit e shteteve. Ata u takuan së fundmi gjatë takimit të Sofjes, më 16 maj, ku dy shtetet konfirmuan që do të punonin intensivisht për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes vete”, ka theksuar ajo.

Një normalizim gjithëpërfshirës i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, sipas Kocijançiq, do të shkonte në dobi të të dy shteteve në fjalë.

“Është vitale për hir të tyre, por gjithashtu jetësore që të dyja palët ta vazhdojnë punën e tyre, pasi përparimi në dialog është i lidhur fort me shtigjet e tyre evropiane”, ka vazhduar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme