Komisioni për Legjislacion diskuton për dëbimet e uzurpuesve të pronave

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 14:36 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit ka shqyrtuar raportin vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020, ku u diskutua për dëbimet e uzurpuesve të pronave, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komisionit, Ardian Rrustemi ka prezantuar pikat e rendit të ditës, ku deputetët janë ndalur për të diskutuar më shumë për pikën e tretë të rendit të ditës “Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020”, ku edhe ka raportuar drejtori Naser Shala rreth këtij raporti dhe përfaqësuesve të AKKVP-së.

“Mandat i Agjencisë është që dihet se dallime dhe mospërputhje do ketë në krejt punën e AKKVP-së. Parashikimet nuk kemi ndonjë parashikim dhe sa kohë do merr një krahasim i një dokumenti por mendoj që do kemi punë shumë, sapo te kaloj Ligji në Kuvend me implementimin e dokumenteve dhe nuk ka afat sa do zgjasë ky mandat i agjencisë”, tha njëra nga përfaqësueset e Agjencisë.

Doarsa Kica-Xhelili, anëtare nga VV-ja tha se e ka shumë të paqartë në raportin e dhënë, dhe evidentimi nuk është i duhur lidhur me rastet dhe parashtrimin e kërkesave në kuadër të ekzekutimit të vendimeve të Agjencisë.

“Nuk po e kuptoj raportin, është e paqartë sa po e lexoj dhe ta deshifroj, nuk ka detaje dhe sqarime shtesë qoftë me parashtrimin e kërkesave apo edhe ekzekutimin e vendimeve dhe dëbimet e uzurpuesve të pronave”, tha Kica-Xhelili.

Të ngjashme